Britania me deklaratë urgjente, Sunak: Dënoj me ashpërsi sulmin e regjimit iranian! Të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm

13 April 2024, 23:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Britania me deklaratë urgjente, Sunak: Dënoj me ashpërsi sulmin e
Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka lëshuar një deklaratë urgjente për media, lidhur me sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Sunak thotë se e dënon me ashpërsinë më të madhe "sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër izraelit".

Ai thotë se Britania e Madhe do të mbrojë sigurinë e Izraelit, dhe shton se po punon me aleatët për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Deklarata e Sunak:

Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit.

Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e shtëpisë së tij.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.

Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje


Video