Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një numër i madh dronësh kamikazë është lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burime nga ushtria izraelite.
Në mediat sociale janë postuar video të dronëve (rreth 50 deri në 100) që janë parë të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Irakut në drejtim të Izraelit.
Do të duheshin disa orë për dronët kamikazë të llojit "Shahed" që të mbërrijnë objektivat e tyre në Izrael. Sipas llogaritjeve dronët do të mbërrijnë në Izrael midis orës 6:30 dhe 7:30 të mëngjesit.
Po ashtu, burime të pakonfirmuara në mediat e huaja raportojnë se hakerat iranianë kanë arritur të bllokojnë disa prej radarëve izraelitë.