Kim Jong Un në lidhje me një këngëtare? Rindizen thashethemet për dashurinë e fshehtë të diktatorit!

13 April 2024, 13:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kim Jong Un në lidhje me një këngëtare? Rindizen
Hyon Song-wol/ Kim Jong-un

Thashethemet për jetën e fshehtë të dashurisë së Kim Jong-un janë përhapur së fundmi.

Pasi “gojët e liga’’ thonë se lideri i Koresë së Veriut ka një lidhje me një yll pop-i, me të cilën thuhet se kanë dhe një fëmijë.

Bëhet fjalë për Hyon Song-wol, e cila la karrierën e saj në grupin muzikor Moranbong Band dhe tani punon në sekretariatin personal të diktatorit.

Javën e kaluar ajo u pa me Kim-in në Phenian, ku u kap në kamera duke parë celularin e saj teksa ecte ndërsa ndihmësit e tjerë mbanin shënime.

Choe Su-yong, një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (NIS) në Korenë e Jugut, pohon se marrëdhënia e tyre është më shumë se profesionale dhe se ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur Kim Il-bong.



Video