Historike/ Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

21 September 2025, 15:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Historike/ Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e
Nje proteste pro Palestines ne Londer

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia kanë njohur zyrtarisht sot shtetin e Palestinës.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, njoftoi se Britania e Madhe ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet sovran.

“Sot, për të rilindur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh formalish Shtetin e Palestinës”, shkroi Starmer në “X”.

Ndërsa zyra e Kryeministrit kanadez Mark Carney, në një deklaratë të publikuar tha se “për shumë dekada, angazhimi i Kanadasë për një zgjidhje me dy shtete është bazuar në pritshmërinë se kjo do të arrihej përmes një marrëveshjeje të negociuar“.

Edhe Australia i është bashkuar kësaj iniciative historike.

Kryeministri Anthony Albanese njoftoi vendimin e njohjes së shtetit sovran të Palestinës, i cili hyn në fuqi që sot, duke vepruar në koordinim Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë.

Ky hap nga tre vendet e G7-ës synon të krijojë një moment të ri për zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve nga sulmet terroriste të 7 tetorit 2023, të organizuara nga Hamasi.

Ky hap pritet të ngjallë reagime të forta nga Izraeli, ndërsa SHBA-të kanë paralajmëruar për pasoja të mundshme për vendet që njohin Palestinën.

Në të njëjtën kohë, kjo lëvizje mund të fuqizojë përpjekjet ndërkombëtare për lirimin e pengjeve dhe për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.


Video