"Hiqni sanksionet, që të lejojmë kalimin e grurit", SHBA i përgjigjet Rusisë: Kjo nuk diskutohet!

27 May 2022, 09:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hiqni sanksionet, që të lejojmë kalimin e grurit",
Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin që Perëndimi të heqë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë kryeministrit italian, Mario Draghi se Rusia do të nisë anijet me ushqime dhe pleh, për të zbutur krizën për ushqim në gjithë botën, mirëpo vetëm nëse “marrin fund masat e motivuara politikisht, të zbatuara nga Perëndimi”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se eksportet e drithit nga Ukraina do të mund të nisin nëse hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se nuk ka diskutime për heqjen e sanksioneve.

Rusia duhet të ndalë “menjëherë luftën e saj në Ukrainë”, e cila po ndikon në sigurinë globale të ushqimit, ka thënë Jean-Pierre.

Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të rëndësishme të drithërave, prandaj luajnë rol të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimeve.

Në javët e fundit, komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Rusisë që të mundësojë eksportin e grurit ukrainas.

 


Video