Sulmi me armë në shkollë, burri i mësueses së vrarë vdes nga pikëllimi

27 May 2022, 08:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi me armë në shkollë, burri i mësueses së
Joe Garcia dhe Irma Garcia

Joe Garcia, burri i 46-vjeçares Irma Garcia, e cila vdiq pas sulmit vrasës të një 18-vjeçari në shkollën në Teksas, vdiq nga pikëllimi duke pësuar një atak në zemër.

Sipas mediave ndërkombëtare, duke cituar të afërmit e familjes, burri nuk ka duruar dot dhe ka ndërruar jetë nga pikëllimi.

Çifti ishte i martuar prej 24 vitesh dhe kishte katër fëmijë.

"Jam i dëshpëruar të them se burri i tezes sime, Joe Garcia, vdiq nga pikëllimi. Sinqerisht nuk kam fjalë për të shprehur atë që ndihemi. Ju lutemi lutuni për familjen tonë”, tha në një postim nipi i mësuesit, John Martinez.

Ngjarja

Një person i armatosur vrau të paktën 19 fëmijë dhe dy mësuese të martën në një sulm në një shkollë fillore në shtetin jugperëndimor të Teksasit, në një nga sulmet masive më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë e SHBA.

Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën.

Autoritetet thanë se i armatosuri 18-vjeçar qëlloi fillimisht gjyshen e tij, më pas përplasi një makinë dhe hyri në shkollë, duke qëlluar përpara se të vritej nga forcat e rendit.

18 vjeçari nga Teksasi që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, kishte shkruar në Facebook se do të hapte zjarr në një shkollë fillore rreth 15 minuta para se ta bënte një gjë të tillë, tha të mërkurën guvernatori Greg Abbott, ndërsa vazhdonin të dilnin detaje tronditëse rreth sulmit.

Autori i armatosur, i identifikuar si Salvador Ramos, kishte postuar gjithashtu një mesazh ku thoshte se do të qëllonte gjyshen e tij, si dhe një tjetër që konfirmonte se ai e kishte bërë një gjë të tillë, tha Abbott në një konferencë shtypi. Gjyshja të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë pak para se të sulmonte shkollën, mbijetoi dhe thirri policinë.

 


Video