“Gjetëm 4-5 të vdekur në fusha, trupa të karbonizuar në…”/ Përplasja e 2 trenave, dëshmia: Shumica janë të rinj

1 March 2023, 09:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Gjetëm 4-5 të vdekur në fusha, trupa të karbonizuar

Treni i pasagjerëve, i linjës Athinë-Selanik, ka dalë nga shinat jashtë tunelit të Tempe, pasi u përplas me një tren mallrash, të linjës Selanik-Larisa. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00 dhe vagonët janë përfshirë nga flakët.

Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit në vendngjarje tha për mediat greke: “Tek tre vagonët e parë nuk u afruam dot pasi kishte rënë zjarr.”

Më pas shtoi: “Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona të vdekur dhe në vagonët, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit i nxorëm në fillim dhe më pas nxorëm vetëm të vdekurit. Ka shumë viktima”.

Ai u shpreh se pjesa më e madhe e viktimave janë studentë. “Kishte të rinj, 80% ishin të rinj, nën 30-vjeç. Shumica e të vdekurve që gjetëm ishin të rinj. Trupat e viktimave po identifikon nga familjarët në spitalin e Larisës. Nga dy vagonët e parë dolën 2-3 të karbonizuar. Është e vështirë që t’i identifikosh.”


Video