Aksident i rëndë në Greqi, përplasen 2 trena

28 February 2023, 23:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Greqi, përplasen 2 trena
Pamje të aksidentit

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj marte në Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema, një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, jashtë Larisas dhe më pas ka dalë shinat.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 në afërsi të Tempi. Treni po përshkonte rrugën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Sipas të dhënave të para raportohet për disa persona të plagosur


Video