AKSIDENT TRAGJIK/ Treni i mallrave përplaset me atë të pasagjerëve, 32 të vdekur dhe 85 të plagosur në Greqi

1 March 2023, 07:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AKSIDENT TRAGJIK/ Treni i mallrave përplaset me atë të
Pamje nga aksidenti

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy trenave në Greqinë Veriore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, pak para mesnate në Tempi pranë qytetit të Larisës, ku një tren me pasagjerë u përplas me një tren mallrash, shkruan CNN.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë  së përplasjes mes dy trenave”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes.

Treni me pasagjerë po udhëtonte nga Athina për në Selanik, që është qyteti i dytë më i madh i Greqisë.



Video