Foto virale: Mesazhi që fshihet pas “Vajzës me karamele”

13 March 2022, 12:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foto virale: Mesazhi që fshihet pas “Vajzës me karamele”

“Vajza me karamele” po bën xhiron e botës. Fotoja e një vajzë ukrainase 9 vjeçare, që mban një lëpirëse në gojë dhe në duar mban një pushkë, e ulur në parvazin e një ndërtese të shkatërruar nga bombat ruse, është bërë simbol për atë që mund të emërtohet si fëmijëri e munguar në një vendi të pushtuar .

Por vajza ka një shprehi fytyre sfiduese, jo e terrorizuar, sikur po dëshmon krenarinë e një populli, edhe te moshat kaq të vogla.

Fotoja e bërë nga babai i fëmijes, Oleksii Kyrychenko, dhe është postuar në Facebook me titullin” Vajza me karamele”: pikërisht për të tërhequr vëmendjen e botës për agresionin rus.

 

Kjo foto është marrë nga presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe është ripostuar duke u kthyer në një nga fotot më postuara të momentit. Kjo konsiderohet si një foto ikonë e tragjedisë me të cilën po përballen fëmijët në Ukrainë që kanë mbetur pa çati, nuk shkojnë dot në shkollë apo edhe janë vrarë, në një rezistencë që nuk e ka në plan që të thyhet.


Video