Ukraina: Rusia ka pësuar humbjet më të mëdha në dekada

12 March 2022, 15:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina: Rusia ka pësuar humbjet më të mëdha në dekada

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha që nuk ka njohur nëë dekada.

Deklarata u bë përmes një video-mesazhi që presidenti përcolli përmes rrjeteve sociale për të përgënjeshtruar një lajm të radhës të përhapur nga mediat ruse se ai ishte larguar nga Kievi.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij, deri më tani 31 grupe taktike dhe batalione ruse nuk kanë më aftësi dhe mbështetjen logjistike e numrat e nevojshëm për të luftuar.

Nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, mbi 12 mijë ushtarë rusë janë vrarë, rreth 80 avionë janë rrëzuar dhe po ashtu me dhjetra helikopterë e qindra tanke e artileri të rëndë.


Video