Tragjedi në një familje shqiptare në Zvicër, burri vret gruan në sy të tre fëmijëve të mitur

13 March 2022, 08:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në një familje shqiptare në Zvicër, burri vret
Ndërtesa ku ndodhi tragjedia

Një 35-vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij në Zvicër.

Ai pas vrasjes ka njoftuar qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij.

Siç raportojnë mediat zvicerene Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.

Shqiptari është arrestuar, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë marrë nën kujdes nga familjarët.


Video