Sulme ruse me raketa në Kiev gjatë vizitës së shefit të OKB: “Jam i tronditur”

28 April 2022, 21:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulme ruse me raketa në Kiev gjatë vizitës së shefit të
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ne Kiev

Raketat ruse kanë sulmuar sot një zonë afër qendrës së Kievit, pranë ambasadës britanike.

Një nga objektivat e goditur nga sulmi është një zonë rezidenciale ku janë regjistruar viktima.

Në kanalin e tij Telegram, këshilli i qytetit të Kievit tha se pas tyre qëndron Rusia. Shpërthimet u raportuan në zonën e Shevchenkivskyi. Zyrtarët thonë se të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes.

Shpërthimet vijnë në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po viziton Kievin për bisedime dhe po jepte një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sulmi me raketa “më ka tronditur. Jo sepse isha unë, por sepse Kievi është një qytet i shenjtë si për ukrainasit, ashtu dhe për rusët”, tha sekretari i OKB, Antonio Guterres, i cituar nga mediat portugeze.

Për ngjarjen reagoi edhe një këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili nënvizoi pikërisht faktin se këto sulme me raketa ndodhën gjatë vizitës zyrtare të Guterres.

“Një ditë më parë ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin dhe sot shpërthimet janë mbi kokën e tij. Kartolinë nga Moska?”, shkruajti ai në një postim në Twitter. Më herët, Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës shkeli statutin e OKB-së.

Po gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar territorin rus.


Video