E RËNDË në Selanik / Persona të maskuar rrahin policin, sulmojnë kryetarin e opozitës greke (PAJMET)

10 March 2024, 20:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Selanik / Persona të maskuar rrahin policin,
Incidenti në Selanik, Greqi

Tensionet kanë mbizotëruar mbrëmjen e së dielës jashtë kinemasë “Olympion” në Selanik, ku merrte pjesë në një eveniment, kryetari i opozitës greke, Stefanos Kaselaqis.

Disa persona të maskuar që morën pjesë në një protestë në Selanik, shanë presidentin e SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, teksa ai mbërriti në Festivalin e Dokumentarit të Selanikut, në kinemanë "Olympion". Me fjalë banale ata e kanë ofenduar në korr.

Pak minuta më vonë, sipas "Thestival", i njëjti grup personash të maskuar kanë sulmuar policin që ndodhej në hyrje të kinemasë. Konkretisht njëri prej tyre e ka goditur në fytyrë me helmetën që mbante në dorë.

Personat e maskuar i kanë marrë kapelen e policit. Një automjet i ndërhyrjes së shpejtë ka shkuar drejt kinemasë për t'i dhënë ndihmën e parë punonjësit të policisë.

Polici i plagosur është dërguar për mkurim në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 424.


Video