“Kjo është finalja ime”, Erdogan tërhiqet nga politika: Zgjedhjet e marsit të fundit për mua

9 March 2024, 11:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kjo është finalja ime”, Erdogan tërhiqet nga
Recep Tajip Erdogan

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të ishin zgjedhjet e fundit ku ai do të marrë pjesë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.

“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit,” tha Erdogan. “Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai nga Anadolu.


Video