Shokuese në Indi / Po falnin namazin në mes të rrugës, polici zë me shkelma besimtarët

8 March 2024, 20:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese në Indi / Po falnin namazin në mes të rrugës,
Pamjet nga ngjarja në Dehli, Indi

Një video tronditëse nga India ka revoltuar qindra mijëra njerëz në rrjetet sociale

Në video shfaqet një polic në Delhi që godet disa besimtarë teksa faleshin në mes të rrugës.

Videoja, e cila nuk dihet kur është realizuar, tregon një grup njerëzish duke falur namazin e së premtes në një rrugë në kryeqytetin indian.

Rreth tre policë dallohen në video dhe mund të dëgjohen duke u thënë njerëzve të largohen. Një nga policët zë me shkelma dhe grushta dhunshëm besimtarët ndërsa ata ishin duke u lutur.

Policia e zonës tha se janë ndërmarrë veprime kundër zyrtarëve të policisë që shfaqen në video.


Video