E rëndë/ Fëmija 1 vjeç mbytet në pishinë në Kosovë

5 July 2022, 08:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë/ Fëmija 1 vjeç mbytet në pishinë në

Një fëmijë një vjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi. Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia dhe ata janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.  Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Video