“Prisnin kthimin e Jezusit”, gjenden të mbyllur brenda një bodrumi 26 fëmijë, mbaheshin peng prej muajsh

4 July 2022, 16:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Prisnin kthimin e Jezusit”, gjenden të mbyllur brenda një
Bodrumi

75 persona, 26 prej të cilëve fëmijë, janë shpëtuar nga policia nigeriane, pasi mbaheshin peng nga një kult fetar që u kishte thënë të prisnin aty “Kthimin e Jezusit”. Ata qendronin në një bodrum të tejmbushur në qytezën Ondo, dhe besohet se pjesa më e madhe e tyre mbaheshin aty prej muajsh.

Mësymja e policisë në kishën e Besimtarëve erdhi pasi një nënë raportoi të humbur fëmijët e saj, për të cilët besonte se ishin në kishë. Policia tha se po heton për pengmarrje masive teksa ka arrestuar pastorin e kishës David Anifowoshe dhe zëvendësin e tij.

Zëdhënësi i policisë Funmilayo Odunlami tha: “Hetimet fillestare zbuluan se pastori Josiah Peter Asumosa dhe asistenti i tij u kishin thënë anëtarëve të kishës së Ngjarja do të ndodhte në prill, por më pas e kishin ndryshuar për në shtator 2022, duke u thënë të rinjve të fëmijëve t’i besonin vetëm prindërve të tyre të Zotit”.

Ai shtoi se policia kishte shpëtuar një total prej 26 fëmijësh, tetë adoleshentë dhe 43 të rritur.

Ardhja e Dytë e Krishtit në disa besime kristiane sipas Biblës është kthimi i tij pas ngjitjes në parajsë. Ngjarja e quajtur sipas disa tyre ‘Shkëputja’, shoqërohet me idenë se besimtarët do të shkojnë në parajsë me ardhjen e dytë të Krishtit.


Video