Ish-kampioni i botës në shah, rusi Garry Kasparov e kishte parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia që në vitin 2014-t, kur paralajmëronte perëndimin në atë kohë se Putin nuk do të mjaftohet vetëm me aneksimin e Krimesë.
Sot, 8 vite më vonë, shahisti i shndërruar në kundërshtar të Putinit kërkon që t’i merren parasysh këshillat e dhëna tani.
“Garry, kishe të drejtë! E di që kisha të drejtë dhe e kam thënë që nga 2014-ta. Tani boll më thatë që kisha të drejtë dhe dëgjoni 5 rekomandimet e mia”, thotë ish-kampioni i botës në shah.
Më pas ai rendit këshillat për perëndimin. Së pari, mbështetje e pakushtëzuar ushtarake dhe të menjëhershme për ukrainën. Armë, inteligjencë, mbështetje kibernetike.
Së dyti, goditja e makinerisë së luftës së Putin, ngrirja dhe bllokimi i financave të Rusisë dhe të atyre që financojnë Putin.
Së treti, përjashtimi i Rusisë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe financiare.
Së katërti, tërheqja e ambasadorëve nga Moska, sepse sipas tij në këtë pikë nuk ka ccfarë të bisedohet më me Vladimir Putin.
Dhe në fund, ndalimi i të gjithë makinerisë së propagandës së Vladimir Putin, fikja e tyre, dëbimi për të ndalur, sicc thotë Kasparov, “diktatorin nga përhapja e gënjeshtrave dhe gjuhës së urrejtjes.