“E kujtojnë me mall burri Naimi dhe…”, kurora që la Murseli te varri i Liridonës

2 December 2023, 12:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E kujtojnë me mall burri Naimi dhe…”, kurora që la
Liridona Ademaj

Një krim monstruoz pas të cilit fshihej burri me të cilën ajo mendoi se kishte lidhur jetën, tronditi mbarë shqiptarët.

Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj. Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.
Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që të vrasë gruan, ndërkohë që si fillim thuhet se i ka dhënë 15 mijë euro.

 


Video