Do i japë fund luftës? Trump përgatit ekip për negociata me Iranin

22 March 2026, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do i japë fund luftës? Trump përgatit ekip për negociata me
Trump përgatit ekip për negociata me Iranin

Sipas raportimeve të Axios, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar krijimin e një ekipi për negociata me Iranin, ku përfshihen Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Deri tani nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes SHBA-ve dhe Iranit, por Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërmjetësuar mesazhe. Irani ka shprehur gatishmëri për bisedime, por me kushte të forta.

SHBA-të kanë vendosur disa kërkesa, përfshirë ndalimin e programit bërthamor dhe kufizime mbi raketat.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në rrjetin e tij social se pas dobësimit të Iranit, armiku më i madh i SHBA-ve është Partia Demokratike.

Ai i cilësoi demokratët si “radikalë të majtë dhe shumë të paaftë”, duke rritur tensionet politike të brendshme. Deklaratat vijnë në një moment konfliktesh të forta ndërkombëtare dhe përplasjesh politike në SHBA.

 

 


Video