Krim brenda familjes në Pejë, vëllai vret vëllanë

21 March 2026, 20:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krim brenda familjes në Pejë, vëllai vret vëllanë
Foto ilustruese

Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. Autori i dyshuar është arrestuar.

Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri.

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë Spitali i Pejës tha se viktima, i lindur më 1977 arriti pa shenja jete në spital rreth orës 15:30.

I dyshuari arrestua në vendngjarje dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Paraprakisht, Policia ka thënë se autori i dyshuar është vëllai i viktimës dhe vrasja ndodhi pas një përplasjeje verbale mes tyre.

Autoritetet thanë se në vendngjarje është sekuestruar një armë, që dyshohet se u përdor në këtë rast, dhe prova të tjera.

Kjo është vrasja e dytë brenda kësaj jave, pasi në fillim të javës, një person u vra në Gjakovë dhe një tjetër u plagos. I dyshuari disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në Polici.


Video