“Bombardoni Iranin”/ Trump poston VIDEON me “përbindëshash e qiellit”, avionëve B2

25 Qershor 2025, 09:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Donald Trump ka postuar një video 60 sekondëshe në mediat sociale ku shihen “përbindëshat e qiellit”, avionë luftarakë B-2 Bombardues duke fluturuar në qiell duke hedhur dhjetëra bomba.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se e gjithë videoja është e shoqëruar nga një kolonë zanore që përsërit fjalët “bombardoni Iranin”.

Kënga – një version i parodizuar i hitit të Beach Boys, Barbara Ann – është modifikuar për ta zëvendësuar “Barbara Ann” me “bomb Iran”.


Video