Izraeli heq kufizimet e luftës, sinjalizon besim se armëpushimi me Iranin do të qëndrojë

24 Qershor 2025, 22:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraelite ne nje strehimore gjate konfliktit me Iranin

Pas nisjes së konfliktit me Iranin, qeveria izraelite vendosi kufizime të forta në vend, duke ndryshuar ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve.

Rrugët që zakonisht ishin plot njerëz u boshatisën, shumë dyqane jo të domosdoshme dhe shkolla u mbyllën, ndërsa hapësira ajrore u pezullua.

Tani, qeveria ka njoftuar se në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të komuniteteve pranë Gazës, kufizimet do të hiqen.

Autoriteti i Aeroporteve ka bërë të ditur se fluturimet do të rifillojnë nga aeroportet kryesore të Izraelit në Tel Aviv dhe Haifa.

Shkollat do të rihapen dhe sistemi shëndetësor, i cili më parë kishte njoftuar se do të ofronte vetëm shërbime urgjente, po i kthehet normalitetit.

Kjo tregon se, të paktën për momentin, qeveria izraelite është e bindur se armëpushimi do të qëndrojë.

Megjithatë, ende nuk dihen pikat e këtij armëpushimi, as sa do të zgjasë ai pasi deri tani është treguar i brishtë.


Video