Beteja në Minneapolis/ 3000 agjentë në qytet, Trump kërcënon se do fusë ushtrinë për të shtypur trazirat

16 Janar 2026, 18:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beteja në Minneapolis

Pas një episodi të ri dhune mes agjentëve të ICE në Minneapolis të mërkurën në mbrëmje, presidenti Donald Trump kërcënoi të aktivizojë Insurrection Act të vitit 1807, një ligj që lejon përdorimin e forcave ushtarake në territorin amerikan për të shtypur një kryengritje ose një pushtim. Trump paralajmëroi se do ta përdorë këtë ligj, “nëse politikanët e korruptuar të Minnesotës nuk zbatojnë ligjet dhe ndalojnë agjentët profesionistë dhe kryengritjet kundër patriotëve të ICE.

Qeverisja lokale kundër agjentëve antiemigracion

“Është e papranueshme”, tha kryebashkiaku demokrat i Minneapolis, Jacob Frey. Sipas Shtëpisë së Bardhë, akuzat për kryengritje lidhen me Frey-n dhe me guvernatorin e Minesotës, Tim Ualz, ish-kandidat për zëvendëspresident me Kamala Harris, të cilët po akuzohen se inkurajojnë trazirat.

Incidenti i dhunshëm

Në një operacion të targetuar, një agjent i ICE qëlloi për vdekje në këmbë një emigrant venezuelian, Julio Cesar Sosa-Celis, i cili ishte në mënyrë të paligjshme në SHBA dhe kundërshtoi arrestimin. Dy persona u afruan për ta ndihmuar, duke sulmuar agjentin.

Më pas mbërritën rreth 200 persona, duke u përplasur me agjentët përmes gazit lotsjellës dhe sulmeve ndaj automjeteve federale. Kryebashkiaku Frey u shpreh: “Shkoni në shtëpi, nuk po kundërshtojmë kaosin e Trump me kaosin tonë”. Guvernatori Walz shtoi se Trump dëshiron dhunë në rrugë. “E di që jeni të zemëruar, edhe unë jam. Trump dëshiron dhunë në rrugë. Mos e lejoni”.

Pas vdekjes së Renee Good, qeveria shpalli agjentin Jonathan Ross si hero dhe viktimën si “terroriste të brendshme”, duke shkaktuar protesta dhe kritika nga ana e guvernatorit Ualz. Ai kërkoi “të përfundojë ky okupim” i 3,000 agjentëve federalë në një qytet me vetëm 600 policë lokalë. Agjentët po ndalojnë njerëz krejt rastësisht, përfshirë qytetarë amerikanë, kontrollojnë dokumente në supermarket, stacione autobusi dhe shkolla, thyejnë dritare dhe tërheqin gra shtatzëna në rrugë.

Minneapolis Star Tribune shkruan se Minnesota ndodhet nën rrethim. “Minnesota është nën rrethim. ICE ka ndryshuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Agjentë të armatosur dhe të maskuar ndalojnë çdo amerikan që takojnë, sidomos njerëz me ngjyrë të caktuar, me aksent ose stil veshjeje, dhe përplasjet shpesh janë të dhunshme”.

Debati mbi ligjshmërinë

Sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, deklaroi se operacionet e ICE janë legale dhe “të targetuara”, edhe pse ndonjëherë janë marrë në pyetje edhe të afërmit e një të dyshuari. Ligji lejon arrestimin e atyre që pengojnë agjentët, por metoda e përdorur po shkakton polemika.

Manuali i ICE, sipas New York Times, këshillon përdorimin e “forcës minimale”, komunikimin profesional dhe përdorim të forces, vetëm nëse rrezikohet jeta e agjentit. Megjithatë, Trump dhe ekipi i tij janë kritikuar për nxitjen e taktikave agresive. Agjentët nuk kanë imunitet absolut, por është e vështirë për shtetet të ndjekin penalisht veprimet e tyre.

Si pasojë, të paktën gjashtë prokurorë federalë kanë dhënë dorëheqjen në Minesota. Veprimet e Trump kanë ndarë opinionin e mbështetësve të tij: 59% e republikanëve mbështesin arrestimet nga ana e ICE edhe me rrezik për dëme, ndërsa 39% mendojnë se dëmet kolaterale duhet të ulen, edhe nëse kjo ul numrin e arrestimeve./Corriere della Sera


Video