Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe njëherazi ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.
Ai është vënë në pranga rreth orës 15:00 në qytetin e Prizrenit. Mediat kosovare raportojnë se Zafir Berisha akuzohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, në Prizren.
Sipas burimeve në Prokurori, ish-ministri tashmë ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të merret në pyetje nga hetuesit rajonalë.