Antony Blinken rezulton pozitiv me Covid-19, Biden nuk cilësohet kontakt i ngushtë

4 May 2022, 22:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Antony Blinken rezulton pozitiv me Covid-19, Biden nuk cilësohet kontakt i
Joe Biden dhe Antony Blinken

Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Departamenti i Shtetit, teksa njofton se Blinken ka bërë testin PCR, ku ka rezultuar pozitiv.

Blinken është i vaksinuar dhe në njoftim thuhet se ka shfaqur simptoma të lehta.

Blinken mori pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, ku Presidenti Joe Biden ishte i pranishëm.

Departamenti i Shtetit tha se Blinken nuk e ka parë Biden-in personalisht për disa ditë dhe Presidenti nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

 


Video