Arkitekti italian vret me çekiç, gruan dhe vajzën 16-vjeçare (Foto)

4 May 2022, 15:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arkitekti italian vret me çekiç, gruan dhe vajzën
Në foto: Alessandro Maja, 57-vjeçarin që është autori i krimit të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Samarates, provincë e Vareses, Itali. Alessandri Maja 57 vjeç ka vrarë gruan e tij Stefani Private 56 vjeç dhe vajzën e tij 16 vjeçare me çekan.

Ka qenë një nga fqinjët e familjes që në orën tetë të mëngjesit, ka parë arkitektin të lyer me gjak teksa qëndronte në derën e shtëpisë, dhe ka lajmëruar policinë. Viktimat janë Stefania Pivetta, 56 vjeçe, e cila punonte si amvisë por prej disa vitesh ishte bërë edhe shitëse për një linjë produktesh kozmetike dhe në profilet e saj në rrjetet sociale dukej shumë e kënaqur me biznesin e saj.

Arkitekti italian vret me çekiç, gruan dhe vajzën

Ato u vranë në shtëpinë e tyre, në provincën e Varese. Autori dyshohet se i ka goditur me çekiç, ndërsa flinin, gruaja në divan dhe vajza në shtrat. Nicolò, djali i madh 23-vjeçar, është në gjendje shumë të rëndë: dhe ai është goditur, për arsye ende të panjohura. Sipas mediave italiane, motivet e krimit janë të panjohura. Fqinjët e kanë cilësuar autorin e krimit si një njeri të qetë, pa asnjë precedent.

Arkitekti italian vret me çekiç, gruan dhe vajzën

“Alessandro Maja, arkitekt, pronar i Maja Group, kompani projektimi që operon në Itali dhe jashtë saj, ka lindur në Milano, u rrit në mesin e kafeneve milaneze, duke fituar një përvojë shumëvjeçare në projektimin e të njëjtave”, shkruhet në profilin e kompanisë së tij, dhe ka shumë vende milaneze që duket se janë projektuar nga ai. Familja jetonte në një vilë në via Torino në Samarate, që nga viti 1999.



Video