
Agjentët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë basisur vilat luksoze të muzikantit dhe producentit Sean "Diddy" Combs, i njohur edhe si Puff Daddy.
Reperi amerikan Diddy akuzohet për trafik seksual dhe prostitucion, teksa dhjetra forca policie rrethuan ditën e djeshme dy banesat e tij në Majami dhe një në Los Anxhelos.
Agjentët e HSI ishin të pranishëm gjatë bastisjeve. HSI është krahu kryesor hetimor i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe është përgjegjës për hetimin e krimeve dhe kërcënimeve ndërkombëtare, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore.

Reperi 54-vjeçar Combs themeloi studion muzikore “Bad Boy” në vitin 1993, dhe njihet me emrat e skenës Puff Daddy dhe Diddy. Ai është fitues i tre çmimeve Grammy si dhe është dominuar 14 herë. Ndërsa suksesin kryesor e arriti me muzikën e tij, Combs është gjithashtu një producent i shquar si dhe një sipërmarrës.
Aktualisht raportohet se ai ka arritur të largohet me avionin e tij privat në ishullin Antigua, në Karaibe.
