8 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur të tjerë nga tërmetet e djeshme në Turqi

21 Shkurt 2023, 07:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Turqinë jugore mbrëmjen e së hënës, duke vrarë të paktën 8 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas zyrtarëve turq dhe sirianë, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në të dy vendet.

Tërmeti goditi provincën jugore Hatay të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, tha të hënën Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun Defne të provincës, tha të hënën Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, duke shtuar se që nga ajo kohë ka pasur 26 pasgoditje.

Sipas mediave të huaja, 3 persona kanë vdekur në Turqi dhe 5 të tjerë në Siri. Në qytetin Antakya në provincën jugore Hatay të vendit, tre burra u bllokuan kur një ndërtesë që i kishte mbijetuar tërmetit fillestar dy javë më parë u shemb, sipas të afërmit të tyre, Yahya Hallak.

Dy javë nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit.


Video