Dhjetëra të vdekur pas stuhive që goditën brigjet braziliane

20 February 2023, 07:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhjetëra të vdekur pas stuhive që goditën brigjet braziliane

Autoritetet Sao Paulo raportojnë se të paktën 36 persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke detyruar disa qytete të anulojnë festimet vjetore të karnavaleve.

Ekipet e shpëtimit kanë luftuar për të arritur të mbijetuarit dhe për të zhbllokuar rrugët.

Më shumë se 600mm shi ranë në disa zona të dielën, dyfishi i sasisë së pritur për muajin.

Dhjetra person raportohen të zhdukur dhe rreth 50 shtëpi janë shembur nga rrënojat dhe situata është jashtëzakonisht kritike.


Video