Sulm me thikë ndaj fëmijëve në një shkollë në Dublin, dyshohet për viktima

23 November 2023, 16:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulm me thikë ndaj fëmijëve në një shkollë në
Pamje nga vendngjarja

Të paktën tre fëmijë të moshës rreth 5-vjeç, një grua dhe një burrë janë qëlluar me thikë nga një person i paidentifikuar në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja e rëndë e cilësuar si një “incident serioz” nga autoritetet, ka ndodhur në afërsi të një shkolle.

Një vajzë dhe gruaja raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Forca të shumta të policisë dhe ambulancat kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes, në “Parnell Square East”.

Ende nuk ka asnjë detaj për autorin e sulmit.


Video