“Metamorfoza” tek Onkologjiku: Pazari me jetën e pacientëve!

25 Qershor 2024, 21:35Investigim SHKRUAR NGA ROBERT HASA
Edmond Gashi

O Edmond Gashi, nuk je plot para o gjakpirës, ??që ke marrë 4 milionë lekë ”, kjo ishte thirrja e trishtë e Sinan Pajës, personazhit të njohur në rrjetet sociale, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë nga një gjendje e rëndë. sëmundje .

Pak muaj para se të vdiste, ai humbi gruan e tij, e cila vuante nga kanceri i rëndë.

Sinan Paja , para spitalit Onkologjik ka denoncuar mjekun Edmond Gashi, i cili kishte marrë shuma të mëdha parash për të kuruar bashkëshorten e tij.

Por si u zbulua skema e skandalit në Spitalin Onkologjik

Koordinatori në Spitalin Onkologjik, EH i shihte pacientët pa mëshirë si mundësi të arta për të fituar para.

Sapo ka gjetur qytetarët në vështirësi në pritje të mjekimit për sëmundjet tumorale në spital, i është afruar, i ka kërkuar të largohen nga mjeku që i kishin rekomanduar për vizitë dhe më pas i ka drejtuar te kolegu i tij, Edmond Gashi, onkolog në QSUT me një klinikë private në Astiri. “ Megis ”, me masën arrest shtëpie.

Ai futi në kurth edhe një qytetar në nevojë nga Burreli, i cili po priste në radhë jashtë spitalit me nënën e tij të sëmurë, e cila sapo ishte diagnostikuar me tumor në gji.

Pasi i ka çuar tek Edmond Gashi, mjeku, sipas dëshmive të cituara në dosjen e prokurorisë së Tiranës, i ka parë në mënyrë sipërfaqësore letrat e zonjës dhe në sytë e tyre e ka bërë situatën alarmante, duke i thënë se duhet operim i menjëhershëm, por që ka një radhë. në gjendje dhe biopsia do të bëhej në klinikën e tij.

Pas një muaji koordinatori i Onkologjikut Emiljano Lela i ka telefonuar që nëna duhej të vinte për operacion te “Megis” dhe se pagesa ishte 3000 euro, por meqë i rekomandoi ai do përfitonin ulje, 2500 euro.

Nga komunikimet e siguruara nga VoxNeës mes Edmond Gashi dhe vartësve të tij në klinikë, kur lajmërohej se ndonjë nga pacientët kishte temperaturë, mjeku nuk shkonte pranë tyre, por i përgjigjej stafit me gjakftohtësi jo njerëzore ndaj një të sëmuri, duke i thënë “vari leshtë”.

Sipas dosjes së siguruara nga VoxNews, Brikena Qirjazi, nëndrejtoreshë e QSUT-së, me masë detyrim paraqitje, e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marrë masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit për radioterapitë edhe pse aparaturat dhe lënda kimike kanë ardhur në Shqipëri që në vitin 2021.

Organi i akuzës thotë se një sërë matjesh nga ekspertë të huaj, ngritën alarmin se rrezatimi nga burimi i kobaltit nëpër korridoret e onkologjikut ishte 20 herë më i lartë se normat, por të dhënat e ekspertit gjerman janë fshehur duke mos iu vënë në dispozicion Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimet.

Edhe një mjek i Onkologjikut ngriti zërin për rrezikun dhe kërkoi zgjidhje në një mbledhje me zv.drejtoreshën Qirjazi dhe kolegë, por të gjithë iu kthyen kundër e për këtë arsye zgjodhi të largohej nga puna ambientet e brendshme të së cilës nuk ishin më një vend i sigurt për shëndetin.

Spitali nuk plotësoi standardet për vënien në punë të kobalto-terapisë, edhe pse një ekspertizë e ish-specialistët Drilona Kishta garantonte se ishin kushtet për një bunker anti-radioaktiv.

Mbi këtë ekspertizë të gabuar, u porosit dhe u soll në shtëpi burimi i kobaltos që përveç kostos financiare nuk  ka shërbyer asnjë ditë për kurimin e pacientëve.

Koordinatori i Spitalit Onkologjik, kapet duke marrë para

Në një fragment të dosjes së siguruar nga VoxNews, koordinatori i Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela kapet duke marrë para.

Ai bënte ndërmjetësimin e pacientëve për t’u futur pa radhë, për t’i transferuar më pas te klinika e mjekut Edmond Gashi, sigurisht që në këmbim të parave. 

“Metamorfoza” tek Onkologjiku: Pazari me jetën e
Emiljano Lela kapet duke marrë para

Në fashikullin e Prokurorisë së Tiranës është detajuar se si shtetasi në fjalë u merrte paratë pacientëve për të marrë më tej përqindjen e tij.

“Gjithashtu nga raportet e vëzhgimit në raportin e datës 09.02.2024 nga ana e agjentëve të operacionales është kapur një moment kur rreth orës 11:45 min shtetasi Emiljano doli nga spitali dhe u drejtua për tek parking i mjeteve ku takoi një burrë rreth të 65-ve, i cili kishte një kapele të zezë në kokë i veshur me xhup të madh ngjyr kaf me pantallona të zeza e këpucë të zeza. Të dy së bashku lëvizën në brendësi të parkingut të mjeteve dhe ndaluan duke biseduar rreth 5 minuta. Më pas personi i paidentifikuar nga ana jonë i ka futur diçka në xhep. U ndanë nga njëri-tjetri subjekti ynë u fut brenda në spital ndërsa personi tjetër qëndronte në ambientin e jashtëm të spitalit,”shkruhet në dosje. 

Si ua reduktonin dozat pacientëve dhe ua çonin ‘tepricat’ farmacive

Në dosje dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore”, sqarohet në dosje.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, thuhet në dosje.

Ish- Zëvendësdrejtoresha e QSUNT i bëri 'gjyq' mjekut që denoncoi kushtet

Zbardhen detaje të reja nga skandali i mjekëve në QSUT. Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë.

Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Mirëpo, nga hetimet e prokurorit Bledar Velikaj ka rezultuar një tjetër moment që hedh dritë mbi skandalet brenda QSUT-së. Kjo lidhet me aparaturën e Kobaltit e cila përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Aparatura ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021, por që prej 4 vitesh nuk është vënë në përdorim të pacientëve.

Të sëmurët që kishin nevojë për aparaturën e Kobaltit dërgoheshin nga mjekët e onkologjikut, të përfshirë në skemën e përfitimit, në klinika private. Si të mos mjaftonte ky skandal, një tjetër fakt rrëqethës del në pah.

Kjo pajisje duke u lënë në kushte të papërshtatshme, bëhej burim rreziku për jetën e mjekëve por edhe të pacientëve, si pasojë e rrezatimeve që emeton.

Një prej mjekëve të onkologjikut ka ngritur disa herë shqetësimin mbi rrezikun e pajisjes ndaj shëndetit të bluzave të bardha.

Ankesat e tij ranë në vesh të shurdhër. Përballë neglizhencës së eprorëve të QSUT, mjeku në fjalë ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur shëndetin e tij para lakmisë për përfitime të paligjshme pas të cilave endeshin kolegët e tij, tashmë të vënë para akuzës.

“Mjeku Dr.xxxx pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.

Në deklarimin e kësaj shtetaseje është përmendur dhe doktori xxxx i cili ka deklaruar se në fillim të muajit shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60.

“Metamorfoza” tek Onkologjiku: Pazari me jetën e

Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjikka takuar shefen e shërbimit Asistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti i depërton të gjitha pengesat e zakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifike. Përdorimi i saj bazohet në mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker radioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agencia Atomike e Vjenës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA“, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Edhe pse mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve, shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të.

“Dhoma në të cilën ishte dhe është vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tull dhe llacc në trashësi 10, 20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për një ambient të tillë”.

Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin“, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Shkarkohen mjekët dhe ish-zv.drejtoresha e QSUNT

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë tha se ndjen neveri për këtë situatë dhe se ata mjekë nuk mund të ndotin bluzat e bardha.

“Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, mbi të gjitha kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës se njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta. Është ngjarje e paprecedentë, jam e neveritur nga kjo histori”, tha Koçiu.

Ministrja tha se këta mjek nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm.

“Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndotin bluzat e bardha. Këta lloj personazh nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ministrja.

Kush ishin mjekët që "luanin" me vdekjen, zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë

Farmacia lidhet me Florian Marku, pranë këtij subjekti farmaceutik është blerë ilaçi "Valamor" që shërben për të sëmurët me kancer, është barn kontrabandë në vlerën 1300 euro i blerë pranë këtij subjekti. Në momentin e blerjes së këtij barni, përveçse kutia nuk ka pasur pullë të vendosur nga aKBPM-ja, barkodi ka qenë i dëmtuar çka nënkupton se ose është spitalor i vjedhur, ose është i falsifikuar

Emiljano Lela, merr pacientët pa radhë dhe i dërgon tek mjek tjetër nga ai që kanë rekomandim dhe konkretisht Edmond Gashi. Merr % nga pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit. Fakti që nuk lejohet kalimi i pacientëve nga një mjek në tjetrin ditën e parë të vizitave pohohet nga shefja e shërbimit, Silvana Çeliku, shefi i radioterapisë Orgest Spahiu dhe administratorja Alketa Ile (Dhimitri). 

-Edmond Gashi, i sugjeron pacientët të shkojnë tek klinika e vetë privte pas sjelljes së pacientëve nga ana e Emiljano Lelës duke iu shpjeguar se është radhe e madhe në spitalet shtetërore dhe situata është emergjente. Nuk shkon tek pacientët që ka në klinikën e vetë private kur lajmërohet nga infermeriët se pacienti ka temperaturë duke i thënë "vari leshtë". Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanderat, biopsioa dhe për kimioterapitë pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë.

-Halil Gashi, administrator i klinikës "Megis", nuk jepen fatura tatimore për operacionet e kruera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi. Mjekët punojnë të paregjistruar si rasti i mjeke Alketa Ymeri (Pere), e cila ka firmosur kartelën e Bedrije Xhepmetaj por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.

- Alketa Ymeri (Pere) në datën 20.12.2023 në orën 08.49 ka një telefonatë me nr... ku i thotë:

Afrimi: Çkemi Flora

Flora: Si do ia bëjmë me atë doktoreshën që më sjellë vërdallë se unë kafen ia dhashë.

Afrimi: Po s'ka gjë mo se dje thjesht kishte ikur me herët.

Ajo është përgjigjur se arsyeja për përmendet është se duhet t'i jepte një epikrizë që ishte në gjendje të rëndë për të nxjerrë burrin nga burgu dhe i ka dhuruar në shenjë simbolike një vazo me lule, të cilën nuk e ka se është alergjike.

Gjithashtu kjo shtetase ka firmosur në kartelën e shtetases Bedrije Xhepmetaj në klinikën "Megis" pa qenë fare e regjistruar si mjeke pranë kësaj klinike. Edhe për këtë ajo shprehet se ka marrë një shumë prej 1000 lekësh nga mjeku Edmond Gashi.

- Brikena Qirjazi , si zv/drejtoreshë e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk mori masa për vënien në funksionim të burimit të kobaltit, duke mos u ofruar pacientëve shërbimin e duhur dhe duke e lënë burimin e kobaltit si alternativë të vetme, nuk iu la zgjidhje. pacientët për mënyrën se si trajtohen siç bëhet në vendet evropiane. Asnjë masë nuk u mor në kohë për të zhvendosur pajisjen e burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakiterapisë në dhomën e kobaltoterapisë pavarësisht se nga matjet e bëra nga eksperti gjerman u shfaqën pika të nxehta. Të dhënat e ekspertit gjerman dhe pse është kusht për licencimin para momentit të mbërritjes së tij në Shqipëri nuk janë dorëzuar në ZMR për arsye sigurie. Aparati u zhvendos nga salla e brakiterapisë në sallën e terapisë me kobalt, ku edhe këtu pajisja nuk është ende funksionale edhe pse koha e përdorimit të saj po i skadon dhe përpos këtij fakti nuk janë marrë masat e duhura për zhvendosjen e saj. pasi nuk janë bërë nën mbikëqyrjen e ZMR-së. Gjithashtu, nga ana e saj si administratore, nuk është lënë një person përgjegjës për të marrë burimin e kobaltit.

- Drilona Kishta , ekspertiza e dorëzuar (e bërë nga Drilona) nuk është në përputhje me deklaratën e përfaqësuesve të njësisë së Radioterapisë dhe se ekspertiza duhet të kryhet edhe një herë. Kjo ekspertizë është bërë para se të porositej burimi i kobaltit, që do të thotë se nga kjo ekspertizë e gabuar është bërë porosia për një burim që përveç kostos financiare nuk është vënë në punë dhe nuk ka shërbyer as për trajtimin e pacientëve.

SHËNIM: Pse vendosëm të vendosim fjalën “ Metamorfozë ” si pjesë e titullit, dosjes që na tregonte se sa i fuqishëm është krimi në Shqipëri . Por në këtë dosje të zbuluar nga prokuroria e Tiranës, skandali shkon përtej faktit se tregtojnë me jetë njerëzish, “ këmisha të bardha ” të veshura si vrasës me pagesë.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv për VoxNews, është i mbrojtur sipas ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta”. Artikulli mund të ripublikohet nga media të tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe duke vendosur linkun e burimit në fund, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 178 të ligjit nr.35/2016.

Video