ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë” kompanisë që ndërtoi aksin Korçë-Ersekë!

11 Qershor 2024, 12:53Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ANK- Agim Kola

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues për tenderin me numër reference REF-99894-04-02-2024 dhe me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”, kompaninë A. N. K të Agim Kolës.

Fondi limit është caktuar në vlerën 2,472,508,964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 29 milionë euro përfshirë TVSH.

ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës
Fituesi i tenderit

Në dokumentat e shpalljes së tenderit shohim se dy kompani kanë ofruar shifra më të ulëta se kompania fituese.

Por ARRSH ka zgjedhur që fitues të shpall firmën A.N.K e cila u bë e njohur për rrugën Korçë-Ersekë, duke e fituar tenderin me flamur të kuq.

Shembja e aksit Korçë-Ersekë e ndërtuar nga kompania A.N.K:

Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim pësoi shembje mesditën e 17 shkurtit 2024, në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. 

Kantieri për ndërtim e rrugës së re është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim.

Kontrata për ndërtimin me fituesi kompaninë A.N.K në pronësi 100% nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola u nënshkrua më 10 qershor 2022. Fituesi rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.

Përse është i rëndësishëm projekti Elbasan-Qafë Thanë:

Kujtojmë se i gjithë projekti i rrugës Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.

ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës
Projekti Elbasan-Qafë Thanë

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një tuneli që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII, dhe ka rëndësi strategjike, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video