Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin/ Zbardhet dosja, paratë në llogarinë e familjes Nano

11 Maj 2024, 15:58Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatos dhe Xhoana Nano

Kalimi i parave nga Dubai në Tiranë dhe transaksioni prej gjysmë milion euro për blerjen e pronave nga familja e ish kryeministrit Fatos Nano ka alarmuar agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Një apartament dhe dy garazhe janë sekuestruar ndërsa kanë nisur hetimet intensive për një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave në Shqipëri.

Një informacion nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës e cila vetëm një individi i ka sekuestruar gjysmë milion euro pasuri të blera në zonën e vilave në periferi të Lundrës.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë dosjen e sekuestros e cila provizorisht deri në përfundim të hetimeve ka vendosur në ngrirje 176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendndodhja Lundër, Tiranë; 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe  19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin/ Zbardhet dosja, paratë

Totali i këtyre tre aseteve një apartament dhe dy garazhe 510.000 euro dhe aktualisht me kërkesë të prokurorisë Tiranë dhe me miratimin e gjykatës penale janë vënë në sekuestro.

Kjo është kërkesa e prokurorisë depozituar në dhomën penale tiranë “Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetases Anna Morgenstern, xxxxxxxx  lindur në Wroclav dhe banuese me adresë: xxxxxxxx Dubai, Emiratet e Bashkuara, e martuar, identifikuar me pasaportë xxxxxxxxxx, pranë Bankave të Nivelit të Dytë”.

Alarmi se Anna Morgenstern po blenë Prona në Shqipëri është ngritur më 14.11.2023, ndërsa në hetimet e kryera rezulton se ajo këto prona i ka blerë jo tek njerëz apo kompani të panjohur në Shqipëri.

Është ky dokumenti ekskluziv i siguruar nga “FactCheck” i cili tregon se Anna Morgenstern e dyshuar për pastrim parash plot 28 milion euro së bashku me bashkëshortin e saj të arrestuar ka mundur të blej pasuri nga kompania JoyGroup dhe Xhoana Nano bashkëshortja ish kryeministrit Fatos Nano.

Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin/ Zbardhet dosja, paratë

Në dokument thuhet “Më datë 09.01.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shoqëria “Joy Group” sha, pasuri të paluajtshme të llojit “apartament”, me sipërfaqe 176.06 m², Lundër, Tiranë, kundrejt vlerës 483,000 euro. Në lidhje me pagesën e kontratës rezulton se në llogarinë e tjetërsimit të Noterit përgjatë periudhës Janar-Shkurt 2023 janë kryer 5 transferta me vlerë totale 483,000 euro nga llogaria e shtetases Anna Piatowska Chmiel.

Joy Group është ish kompania Joy Travel themeluar në vitin 1999 nga Xhoana Nano, aksionet të cilat ajo në vitin 2022 ja ka kaluar në vlerën e 100 % shtetasit K.Nano.

E teksa ishte kryer blerja e apartamentit Anna rishfaqet sërish këtë herë në blerjen e garazheve, në provat që kanë bindur gjykatën ti sekuestrojë thuhet si vijon “Më datë 07.02.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shtetasja Xhoana Nano,  dy pasuri të paluajtshme të llojit “garazh”, kundrejt vlerës 28,000 euro. Pagesa është kryer në datë 10.02.2023 nga llogaria e shtetases Anna Pistkowska Chmiel (dërguese e fondeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nga verifikimi rezulton të jetë shtetasja Anna Morgenstern), në llogarinë e tjetërsimit të Noterit.

Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin/ Zbardhet dosja, paratë

Edhe pse në dosjen e Prokurorisë nuk ka një dokument që provon se Anna është bashkëshortja e Stephan, hetuesit thonë se i janë referuar burimeve të hapura.

Ndërsa ndalur në faqen e Facebook të kësaj shtetase ajo ka një kolazh fotosh në shoqërinë e Stephan Morgenstren të arrestuar dhe në pritje të ekstradimit drejt Koresë së Jugut.

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga “FactCheck” thuhet se “Stephan Morgenstern, kërkohet nga Policia Koreane për përfshirjen në veprimtari kriminale në shkallë të gjerë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe krijimi i skemës Ponzi. Ndaj tij është lëshuar nja kartelë e kuqe nga Interpoli.”

Ekstradimi i tij është miratuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend ndërsa pritet firma e ministrit të drejtësisë z.Ulsi Manja nëse do e lejojë apo jo dërgimin e tij në Seul. /Emisioni FactCheck

Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin/ Zbardhet dosja, paratë

Video