Një histori e shkurtër e Principatës së Topiajve

24 Dhjetor 2022, 16:48Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stema e Topiajve

Dera shqiptare e Topiajve haset për herë të parë në një marrëveshje të Karlit I Anzhu me disa feudalë shqiptarë.

Në këtë dokument, krahas dyerve të tjera shqiptare përmendet kalorës (miles) Topia (Theopia). Në vitin 1338 nga kjo derë njohim Tanush Topinë, me titullin kont, i cili zotëronte në Mbretërinë e Arbërisë tokat prej Matit deri në Shkumbin.

Titullin kont ia ka njohur edhe Papa i Romës, pra Topiajt ishin të lidhur me besimin e ritit kristian latin gjatë shek. XIV. Gjin Muzaka në gjenealogjinë e hartuar më 1510 na përmend Andrea Topinë që rrëmbeu vajzën e Mbretit Robert Anzhu të Napolit.

Andrea Topia me francezen patën dy djem: Karlin dhe Gjergjin. Pasuesi i parë i Andreas vazhdoi të zotëronte territoret e babait në jug të principatës.

Dega tjetër e Topiajve, me Gjergjin në krye, në luftë për të mbijetuar ndaj shtetit të Venedikut, zotëronte fushat e Tiranës duke u shtrirë drejt veriut deri në portin e grykëderdhjes së Ishmit.

Stema e hershme e Topiajve është e kaltër me një luan të artë, të ngritur në dy këmbët e pasme, i cili mban një shpatë po të artë ngritur lart. Në këndin e djathtë të ballit është një zambak i argjendtë.

Video