Ndotja nga plumbi e uli koeficientin e inteligjencës me 2-3 pikë në të gjithë Perandorinë Romake

7 Janar 2025, 18:21Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monedhë romake

Ndotja nga plumbi në Romën e lashtë mund të ketë ulur koeficientin e inteligjencës mesatare deri në tre pikë, ka zbuluar një studim i ri.

Në punimin, botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, u arrit në përfundimin se nivelet e ndotjes me plumb do të kishin qenë aq të rënda në atë kohë sa do të kishin ndikuar në shëndetin e pjesës më të madhe të Evropës.

Ndotja thuhet se kishte shkaktuar "rënie të gjerë njohëse, duke përfshirë një reduktim prej 2.5 deri në 3 pikë në koeficientin e inteligjencës (IQ) në të gjithë Perandorinë Romake".

“Një reduktim i IQ-së prej 2 deri në 3 pikë nuk tingëllon si shumë, por kur e aplikoni këtë në thelb për të gjithë popullsinë evropiane, është diçka e madhe”, tha Nathan Chellman, bashkëautor i studimit dhe asistent profesor i kërkimit.

Studiuesit e kanë lidhur plumbin e gjetur në mostrat e akullit në Grenlandë me minierat dhe shkrirjen e argjendit të lashtë romak.

Për çdo 28 gram argjendi të marrë nga procesi i lashtë industrial, u prodhuan mijëra gramë plumbi, shumica e të cilave u lëshua në atmosferë, tha DRI.

Studiuesit përdorën studime moderne të ekspozimit ndaj plumbit për të përcaktuar se sa nga elementi kimik ka të ngjarë të kishte përfunduar në qarkullimin e gjakut të njerëzve romakë dhe ndikimet që kjo do të kishte në funksionet e tyre njohëse.

Sot dihet se ekspozimi ndaj plumbit mund të ketë ndikime të rënda shëndetësore.

Video