Vila antike ku prodhohej vaj ulliri, zbulohet në një plantacion me ullinj në Shijak (Video)

3 Nëntor 2024, 15:54Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulimi arkeologjik në Shijak

Një zbulim i rëndësishëm ka dalë në dritë në Durrës, pikërisht në kodrën e Çallikëve në Likesh të Shijakut.

Ky zbulim, i pari i këtij lloji në zonë, ofron një dëshmi tejet të vlefshme të jetës aristokrate dhe aktivitetit ekonomik në Iliri.

Struktura e zbuluar në kodër sugjeron se aty prodhohej vaj ulliri, një traditë që konfirmohet si shumë produktive në tokat përreth Durrësit nga Antikiteti deri në ditët tona.

“Në këtë zonë kemi të bëjmë dhe me ujësjellësin romak që merrte ujin në lumin Erzen dhe e dërgonte në koloninë e Durrësit. Dy investime infrastrukturore inxhinierike tejet të rëndësishme për perandorinë romake dhe territorin e Ilirisë, ku jemi”, tha arkeologia.

Sipas arkeologes Brikena Shkodra, ky zbulim ofron dëshminë e parë fizike për aktivitetin e prodhuesve të fuqishëm në Durrës, duke forcuar statusin e këtij qyteti si një nga kolonitë më të mëdha romake të asaj periudhe në rajon.

Video