Një nga grupet kriminale më të fuqishme në botë, historia e përgjakshme e Kartelit të Sinaloas

26 Korrik 2024, 19:43Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ismael "El Mayo" Zambada Garcia (majtas) "El Chapo" Guzman (djathtas)

Karteli Sinaloa u krijua në Meksikë në fund të viteve 1980 dhe është një nga grupet kriminale më të fuqishme në botë, që grumbullon miliarda dollarë në vit duke trafikuar drogë në SHBA dhe në mbarë globin.

Bosi famëkeq i kartelit, Guzman, i njohur gjerësisht si “El Chapo”, u arrestua në Guatemalë në vitin 1993 me akuzat për vrasje dhe drogë, dhe u ekstradua në Meksikë. Por ai u arratis nga burgu meksikan në vitin 2001, siç thuhet, duke korruptuar rojet e burgut për ta nxjerrë jashtë. Ai u arrestua sërish në vitin 2014, por u arratis prapë, përmes një tuneli.

Guzman u arrestua për herë të tretë në vitin 2016 dhe më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2018, autoritetet meksikane arrestuan djalin e bosit famëkeq “El Chapo” dhe në një gjyq të madh, ai u dënua në Bruklin me burgim të përjetshëm. Guzman u shpall fajtor për 10 akuza penale federale, të cilat përfshinin aktivitete kriminale të vazhdueshme, komplot për pastrimin e të ardhurave nga narkotikët, shpërndarje ndërkombëtare të kokainës dhe marijuhanës, si dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Gjatë gjyqit, avokatët e Guzman argumentuan se Ismael “El Mayo” Zambada Garcia ishte mbreti i vërtetë i kartelit që korruptoi qeverinë meksikane për të mbetur i lirë e për të drejtuar organizatën kriminale. Pas një vargu akuzash kundër tij, Zambada u akuzua në shkurt për prodhim dhe shpërndarje të fentanyl, një sintetik jashtëzakonisht i fuqishëm që ka vrarë dhjetëra mijëra amerikanë në një epidemi mbidoze.

“Fentanyl ishte i padëgjuar kur Zambada themeloi Kartelin Sinaloa më shumë se tri dekada më parë dhe sot është përgjegjës për dëme të pamatshme”, tha Breon Peace, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Lindor të Nju-Jorkut. Që nga viti 1989, Zambada ka importuar dhe shpërndarë sasi masive narkotikësh, duke gjeneruar miliarda dollarë fitime, sipas aktakuzës.

Prokurorët federalë thanë se Guzman punësoi shumë njerëz për të importuar dhe ruajtur lëndë narkotike, po ashtu punësoi vrasës, për të kryer rrëmbime dhe vrasje në Meksikë, si një formë hakmarrje kundër rivalëve që kërcënonin kartelin.

Djali i Zambada-s, Vicente Zambada Niebla, pranoi gjatë dëshmisë në gjyqin e Guzmanit në vitin 2018 se kishte kaluar urdhra për vrasje dhe rrëmbime dhe u dënua me 15 vjet në vitin 2019 nga një gjykatës federal në Çikago. Ai filloi bashkëpunimin me qeverinë amerikane në vitin 2011 dhe i ndihmoi ato për të shënjestruar anëtarë të kartelit Sinaloa dhe një bande rivale. Ai e kishte njohur “El Chapo” që kur ishte 15 vjeç dhe dëshmoi në gjyqin e tij në vitin 2018, ndonëse shpesh i referohej atij si “mi compadre” ose “shoku im” dhe gjatë dëshmisë së tij tha se bosi i drogës ishte kumbari i djalit të tij më të vogël.

“El Mayo” Zambada u padit gjithashtu nga një juri e madhe federale e SHBA-së në prill 2012, në Teksas, së bashku me drejtues të tjerë të dyshuar të Sinaloa-s dhe 22 persona të lidhur me kartelin, duke përfshirë Guzman. Ata akuzohen për vrasje, trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Aktakuza e vitit 2012 në Teksasin perëndimor detajonte dy akte dhune që prokurorët federalë thanë se ishin kryer nga anëtarë të kartelit. Njëri u zhvillua gjatë një ceremonie martese në vitin 2010 në Ciudad Juarez, kur një shtetas amerikan dhe dy anëtarë të familjes së tij u rrëmbyen për shkak të lidhjeve të tyre me kartelin rival Juarez.

Objektivi ishte dhëndri dhe një banor i Columbus, trupi i të cilit u gjet i rrahur dhe i mbytur. Policia gjeti trupat e dhëndrit, vëllait dhe xhaxhait të tij, tri ditë pas dasmës në një kamion, thuhet në aktakuzë.

Video