Regjimi komunist i instaluar në Shqipëri në vitet 1945-1990, ashtu edhe si kudo në vendet e komuniste të Europës Lindore, sundonte me dorë të hekurt. Ndaj atyre që evidentoheshin si “armiq të popullit dhe partisë” jepeshin dënime nga më të rëndat, prej internimit, burgosjes e deri në ekzekutime me vdekje. Po ashtu, këto kategori dënimesh jepeshin edhe në rastet e krimeve ordinere, kur kodi penal i asaj kohe e parashikonte një dënim të tillë.
Më poshtë po botojmë të plotë urdhrin e ministrit të punëve të Brendshme në vitin 1950, Mehmet Shehu, i cili me anë të një qarkoreje udhëzon strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për unifikimin e procedurave të ekzekutimeve me vdekje.
Sikurse lexohet, udhëzimi vlen si për Armën e Sigurimit të Shtetit ashtu edhe Drejtorinë e Policisë: “Urdheri zakonisht duhet te përpilohet nga Dega e VII-te e Drejtoris Sigurimit kur; çështja ka karakter politik dhe nga dega e kampeve dhe e Burgjeve Drejtoria e Policisperate me karakter ordiner”, shkruhet në qarkore.
Sa më sipër, çdo ekzekutim dënimi me vdekje duhej të shoqërohej me dokumentacionin përkatës. Ky dokumentacion duhet tëgjendet sot në arkiva. Mjafton që të ekzistojë vullneti si institucional ashtu edhe individual i studiuesve të kësaj periudhe, për të hedhur dritë të plotë mbi këtë çështje. Po ashtu, zbardhja e këtij dokumentacioni, krahasuar edhe me dosjet gjyqësore të të dënuarve, do t’i jepte fund njëherë e mirë edhe debatit mbi numrin e të ekzekutuarve me vdekje gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Më poshtë po japim të plotë qarkoren, e cila është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:
***
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE V.F L.P
MINISTRIA E PUNEVE MBRENDSHME
DREJTORIA E SIG. SHTETIT
Nr. OY 139/4 Tirane, me 9.II.1950
QARKORE:
DEGEVE DHE SEKS. P. BRENDSHME
/ ANES SIGURIMIT /
Urdher mbi rregullimin e ekzekutimeve tedenimeve me vdekje.
Per te gjith ekzekutimet e dënimet me vdekje qe jepen nga Organet gjyqsore te Republikes Popullore te Shqiperise, duhet te veprohet ne ketemenyre:
1. Per ç’do te dënuar me vdekje ekzekutimi duhet te behet mbasi ka mbaruar per te ç’do veprim ligjor si nga ana e organeve gjyqsore e Presidiumit te Kuvendit Popullor e tjera (kur janë raste te tilla).
2. Ekzekutimi do te behet vetëm me urdhrin t’em personal dhe me shkrim.
3. Urdheri zakonisht duhet te përpilohet nga Dega e VII-te e Drejtoris Sigurimit kur; çështja ka karakter politik dhe nga dega e kampeve dhe e Burgjeve Drejtoria e Policisperate me karakter ordiner.
Te dy Deget e përmendura mbasi disponojnë njoftimet e nevojeshme nga gjykatat kopetente ne konformitet me Nenin 2 te ligjit mbi ekzekutimin e dënimeve përpilojnë urdherat e mbassi e marin kete janë te ngarkuar te ndjekin zbatimin e tij.
4. Urdheriper ekzekutim duhet te permbaje.
a. Gjeneralitetet e personit nobjekt.
b. Numuri dhe data e vendit te Gjykates dhe te njoftimit zyrtar po nga Gjykata per ekzekutim.
c. Daten, orën dhe vendin e ekzekutimit, kush ngarkohet per ekzekutim, emri dhe mbiemri, gradën dhe funksionin e tij.
5. Mbas ç’do ekzekutimi i ngarkuari perkete pune duhet te beje proces verbalin mbi ekzekutimin e dënimit me vdekje dhe fjalën e fundit te te ekzekutuarit. Procesin dhe fjalën e fundit ja dërgon degës qe ka urdheruar e cila njofton me nje relacion me shkrim Ministrin e P. Brendshme mbi zbatimin e urdhrit.
Ky relacion duhet te mbeshtetet tërësisht ne te dhënat e procesverbalit dhe duhet theksuar ne te se veprimi eshte kryer ne baze te urdhrit te dhanë.
6. Çdo veprim be kundërshtim me kete urdhër perbenfjal penal per shkaktaret.
MINISTRI i PUNEVE MBRENDSHME
GJENRAL-LEINTNANT
/MEHMET SHEHU/ d.v.
-----------------------------------------------------------------------
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

