Tymnaja që hodhi SPAK dje për Ahmetajn, FaxNews fshin lajmin

8 February 2023, 11:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tymnaja që hodhi SPAK dje për Ahmetajn, FaxNews fshin lajmin
Në foto: Arben Ahmetaj

Ditën e djeshme media FaxNews me burime nga SPAK publikoi artikullin se: Inceneratori i Elbasanit/ Arben Ahmetaj pjesë e procedimit penal, SPAK i përgjigjet Fax News...

Por po e njëjta media e ka fshirë këtë lajm edhe pse sipas saj ishte me burime nga SPAK, pyetja që lind është pse SPAK shpërndan lajme Fake News në FaxNews dhe më pas media i fshinë. 

Tymnaja që hodhi SPAK dje për Ahmetajn, FaxNews fshin lajmin
Artikulli i publikuar që u fshi më pas nga FaxNews

Kujt i shërbejnë këta lajme dhe pse po hidhen shashka bosh për të mbrojtur ish ministrin Arben Ahmetaj i cili gjendet tashmë me shpatulla pas muri.

Sipas avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv për ish-ministrin dhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorit të Elbasanit.

Gjokutaj ka theksuar se thirrja dhe marrja në përgjegjësi penale e zinxhirit drejtues ekzekutues e të gjithë kësaj  duhet të ishte hapi i parë i ndërmarrë nga SPAK, pasi me kaq vonesë, thjesht i ka dhënë kohë Ahmetajt të pastrojë faktet kriminale që e inkriminojnë.

Sipas tij këto veprime nga ana e SPAK Këto janë për t'i treguar shqiptarëve se ne po hetojmë ka 2 vjet, është filluar mbrapsht ky hetim.

Kujtojmë se kanë kaluar rreth 2 muaj që nga denoncimi e deri tek vendimi i prokurorit të posaçëm, Alfred Shehu, i cili refuzoi nisjen e hetimeve ndaj dy kolegëve të tij të SPAK-ut, Klodian Braho e Eneid Nakuçi, nën dyshimet se kanë fshehur provat që tregojnë pagesat e Klodian Zotos për Arben Ahmetajn.

Citimi i ndarjes së dosjes në katër akte të cilën e disponon VoxNews, rezulton një alibi e ngritur prej tyre. Fakt është që në asnjërin prej akteve nuk është marrë nën hetim as Arben Ahmetaj si individ, por as Ministria e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, që drejtonte në kohën kur është firmosur për inceneratorin e Elbasanit.

Dyshimet se ndarja në akte e dosjes është përdorur nga dy prokurorët Braho e Nakuçi për të fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn, përforcohen nga fakti që në kompjuterin e sekuestruar të Klodian Zotos, ata kanë gjetur pagesat që ky i fundit ka bërë për akomodimin në hotele me pesë yje të Etleva Kondit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Energjetikës dhe anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave për inceneratorët.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi, çuditërisht Arben Ahmetaj ende nuk është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video