Bashkia Krujës shpall 8 tendera për 'mbikqyrje rrugësh' në prag të hapjes së fushatës

7 February 2023, 14:43Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bashkia Krujës shpall 8 tendera për 'mbikqyrje rrugësh'

Bashkia e Krujës me në krye, Artur Bushin kujtohet që të riparojë rrugët tani kur na ndajnë vetëm  3 muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vetëm në datën 17 janar ky institucion ka shpallur edhe 8  tendera të tjerë për rehabilitimin e disa rrugëve dhe varrezave.

Procedura e parë ka si objekt mbikqyrjen e punimeve për objektin, “Sistemim-asfaltim i rrugës Perlate, Krujë.

Tenderi i dytë përfshinë mbikqyrjen e punimeve per objektin, “Sistemim-asfaltim i rrugës “Katund Nuaj”.

Bashkia Krujës shpall 8 tendera për 'mbikqyrje rrugësh'

Edhe në 5 tenderat e tjera, Bashkia e Krujës ka planifikuar vetëm mbikqyrje të punimeve në sistemimin e rrugëve të asfaltuara. Pra vetëm për mbikqyrje punimesh, Bashkia e Krujës ka hapur 8 tendera dhe kjo vjen për shkak të fushatës zgjedhore. Nuk dihet ende nëse do kemi një rikandidim për mandat të tretë të Artur Bushit.

Këto 8 tendera kanë ngjallur kuriozitetin e të gjithëve, fillimisht për mënyrën se si duket dhe pastaj për punët që do bëjë. Urojmë t’i justifikojë kaq shumë para vetëm për mbikqyre punimesh.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video