Top News, maratonë 48 orë LIVE ditën e zgjedhjeve, mbi 40 ekipe në të gjithë Shqipërinë!

10 Maj 2025, 12:40Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Top News: Televizion informativ

Televizioni informativ Top News do të zhvillojë një maratonë 48 orëshe transmetimi LIVE për të mbuluar në mënyrë të pandërprerë dhe profesionale zgjedhjet parlamentare të së dielës në të gjithë Shqipërinë.

Për të siguruar një pasqyrim të plotë të votimeve dhe të numërimit të votave, Top News në bashkëpunim me Top Channel, do të angazhojë mbi 40 ekipe të shpërndara në çdo cep të Shqipërisë, të pozicionuar kryesisht në qendrat e votimit dhe të numërimit të votave.

Çdo zhvillim i rëndësishëm do të raportohet në kohë reale përmes lidhjeve direkte, raportimeve ekskluzive dhe pamjeve nga vendngjarja.

Maratona do të moderohet nga emrat e njohur të ekranit të Top News: Fiori Dardha, Xhoi Malësia dhe Dafina Hysa, të cilët do të udhëheqin transmetimin nga studio qendrore me dinamizëm, profesionalizëm dhe ritëm.

Top News, maratonë 48 orë LIVE ditën e zgjedhjeve, mbi 40 ekipe
Moderatorja: Dafina Hysa

Gjatë 48 orëve të transmetimit, në studio do të jenë të pranishëm mbi 30 të ftuar, përfshirë analistë politikë, përfaqësues të partive, ekspertë të sistemit zgjedhor dhe gazetarë investigativë, të cilët do të analizojnë në mënyrë të thelluar procesin e votimit, problematikat eventuale dhe ecurinë e numërimit të votave në çdo qark të vendit.

Top News, maratonë 48 orë LIVE ditën e zgjedhjeve, mbi 40 ekipe
Moderatori: Xhoi Malësia

Ky zhvillim i jashtëzakonshëm mediatik vjen nga Top News, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri, një pozicion i konfirmuar nga të dhënat zyrtare të audiencës në platformën DigitAlb, ku Top News mban vazhdimisht vendin e parë në ndjekshmëri mes kanaleve informative.

Top News, maratonë 48 orë LIVE ditën e zgjedhjeve, mbi 40 ekipe
Moderatorja: Fiori Dardha

Me këtë maratonë, Top News synon të ofrojë jo vetëm informacion të shpejtë dhe të verifikuar, por edhe një analizë të thelluar dhe të besueshme për çdo zhvillim zgjedhor që prek jetën politike të vendit.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video