Projekti sfidues politik i Ervin Demos, pse "braktisi" bashkinë e Beratit për t'u bërë deputet

9 Maj 2025, 13:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiori Dardha dhe Ervin Demo

Në një intervistë të fundit në emisionin "Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Ervin Demo, ish-kryetari i Bashkisë së Beratit dhe aktualisht kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ndau me publikun të pathënat e fushatës, ambiciet politike si dhe transformimin e qytetit të Beratit.

Demo, i cili kryeson listën e mbyllur të PS-së për qarkun e Beratit, theksoi se ky vendim është një hap i natyrshëm në karrierën e tij politike, duke synuar të përfaqësojë interesat e qytetarëve në nivel kombëtar.

“E shikoj si vazhdimësi e punëve që ne kemi filluar të bëjmë dhe ndryshimi i jashtëzakonshëm që ka pësuar bashkia e Beratit. Unë besoj që qarku i Beratit tashmë ka një shans shumë të mirë që vitet që kemi përpara realisht të bëhet një kërcim cilësor nga pikëpamja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e  cila vjen dhe si rrjedhoje mbështetje të projektit të ndryshme dhe nga qeveria qendrore. Nëse flasim për Beratin specifikisht, patjetër që fokusi im nuk diskutohet që është bashkia Berat për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë e di shumë mirë se ku pikon çatia, se kush janë projektet madhore të cilat duhet të vazhdohet të implementohen. Por ajo çfarë është e rëndësishme për të kuptuar është që suksesi i Beratit në fakt është i lidhur shumë ngushtë me suksesin e gjithë qarkut, sepse në qoftë se ne flasim për projektet madhore si rruga e Ballabanit që përfundon këtë vit apo rruga e Skraparit e cila fillon në 2026, në fakt janë ato investime të cilat e rrisin bashkinë e Beratit në një nivel krejt tjetër. Vetëm nga rruga e Ballabanit, e cila përfundon këtë vit ne presim që sezonin e ardhshëm numri i turistëve të rritet 15 për qind vetëm nga ai investim. Nuk është rastësi që Berati 2024 ka prekur shifrën e një milion turistëve dhe unë jam i bindur që këtë vit do të vazhdojmë të kemi rritje dhe patjetër që vitet e ardhshme e unë besoj që Berati brenda një  periudhe 4-5 vjeçare do të shkojë shumë shpejt në shifrën e 2 milionë turizëm.

Demo gjithashtu tregoi se ka ambicie dhe kjo është normale për një poltikan. “Për definicion cdo individ që përfshihet në politikë e ka  pjesë të arsyes që merret politik është ambicia, në qoftë se nuk ka ambicie, i bie që ne kemi zgjedhur profesionin e gabuar”, tha ai.

Duke komentuar parashikimin e Kryeministrit Edi Rama për numrin e deputetëve në Berat dhe arsyen pse aty Rama nuk parashikoi një deputet më shumë, Demo tha:

“Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse në Berat nuk diskutohet që marrim 5 mandate. Po tani si do bejme 7 me 0 në Berat. Tani ideja është shumë e qartë. Objektivi jonë elektoral dhe unë besoj fort që nuk ka shans që qarku i Beratit dalin më pak se 5 mandate. Në fakt unë besoj që ne jemi shumë plus mandatit 5 po le të lemë ditën e diel për të treguar rezultatin final. Rezultati i qartë me raportin 5 me 2 është një raport shumë i thellë.

Përsa i përket votës së diasporës, Demo tha se në qarkun e Beratit ajo është e orientuar majtas.

“Nuk ka si ndodh ndryshe për tre arsye shumë të thjeshta. E para diaspora do pasqyrojë atë çfarë është tekstura e votuesve në qark dhe qarku i Beratit është një qarku i majtë. E dyta tekstura e votuesve, sidomos në zonën ku Berati ka shumicën e emigrantëve, sidomos Greqia, Italia, vendet që janë afër patjetër është dukshëm në favor të Partisë Socialiste. Dhe e 3-ta që është po ashtu po aq e rëndësishme është që ne jemi munduar që të përcjellim fort zërin midis mbështetësve tanë që ata kanë një mundësi të artë kudo që ndodhen në botë, që të shprehin me votë bindjen e tyre dhe mbështetjen e tyre me partinë socialiste dhe patjetër që ne kemi pas imobilizim të gjithë mbështetësve tanë, të cilët duke filluar nga Berati që kanë numër më të madh të votuesve të regjistruar.

Video