
Edi Rama dhe Sali Berisha u përballën të enjten mbrëma në një betejë të pazakontë televizive në dy studiot të ndryshme, por në të njëjtin orar, në 21:00.
Kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, në një intervistë të gjatë dhe intensive në Prime Time. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha ishte në “Opinion” në TV Klan, në një tjetër intervistë të fortë, me fokus në zhvillimet politike dhe ligjore që e përfshijnë.
Por ndërsa përmbajtja ishte politike në të dyja ekranet, gara për audiencë pati një fitues të qartë.
Sipas të dhënave nga platformat sociale, intervista e Edi Ramës në Top Channel u ndoq në Facebook nga 280 mijë ndjekës, ndërsa ajo e Sali Berishës në TV Klan nga 177 mijë klikime.
Diferenca e ndjekjes prej 100 mijë vetësh tregon interesin më të lartë të publikut ndaj Edi Ramës në emisionin Top Story në Top Channel, në një kohë kur klima politike është tejet e tensionuar dhe zgjedhjet parlamentare afrohen.
Kjo përballje indirekte mes dy figurave kryesore të politikës shqiptare pritet të vijoj edhe mbrëmjen e së premtes, ku kësaj here do të bëhet rrokadë, Sali Berisha në Top Story dhe Edi Rama në Opinion.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.