Berisha reagon nga mitingu për Papën e ri: U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan! Papa Leo, një amerikan

8 May 2025, 19:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha reagon nga mitingu për Papën e ri: U zgjodh një Donald
Sali Berisha / Papa Leoni XIV

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar “live” nga mitingu elektoral në Shkodër, për zgjedhjen e Papës së ri.

Ai e ka quajtur zgjedhjen e kardinalit amerikan Robert Francis Prevost, i cili do të mbajë emrin Papa Leoni i XIV, si një “Donald Trump të ri”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, kjo ishte fushata e tij. Fushata e njeriut që qeverisi 12 vjet.

Shkodrane dhe shkodranë, ky meriton ndëshkimin më të madh.

Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan.

Papa Leo, një amerikan!

Le ta urojmë.

Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.


Video