Arrestimi dhe dënimi i zyrtarëve shqiptarë nuk është një diçka e shpeshtë për publikun shqiptar. Madje, mes tyre bie në sy numri i lartë i zyrtarëve të brendshëm të shtetit shqiptar, të cilët janë burgosur.
I fundit në radhë ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Duket se brenda socialistëve lufta është më e ashpër se në partinë demokratike. Në PS ka plasur lufta e pushtetit si qeveritar ashtu edhe vendor, arrstimet e fundit po e provojnë këtë.
Apeli i Posaçëm i GJKKO-së e dënoi Tahirin, me tre vite e katër muaj burgim. Sipas gjykatës, thuhet se u vërtetua fakti se ish-ministri Saimir Tahiri ka shpërdoruar detyrën.
Para një muaj ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u burgos pas akuzave për korrupsion në lidhje me tenderat e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Koka u arrestua më 14 dhjetor të vitit 2021.
Para ish-ministrit Koka u arrestua edhe ish-kryebashkiaku Fatos Tushe i cili akuzohet akuzohet për: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
“Kurthet” brenda mazhorancës nuk dalin në media, ziejnë po njësoj si partia Demokratike në përçarjen e saj mes Berishës dhe Bashës.
Avokati i Saimir Tahirit tha pas arrestimit të ish-ministrit se tashmë zyrtarë të tjerë, duhet të vishen trashë. Kjo fjali e avokatit i ka bërë politikanët të “friksohen”
Nisja e betejës me futbollin dhe Dukën ishte një lëvizje në skakierë, ku turravrapi me përfundim zbythjen e Veliajt, rikonstatoi edhe një herë faktin që beteja e jetës tashmë është spostuar me bazament politik. Në fakt e ka me Ramën, me askënd tjetër.
Tahiri në burg, me një regji brilante të drejtësisë së “re”, pritet që shumë shpejt të prodhojë një varg të gjërë që inceneron të tjera koka që do bien brenda socialistëve. Edi Rama tashmë betejën e tij politike nuk e ka me opozitën, por me “shokët” e tij socialistë, të cilët po presin që të bjerë dhe të listë lufta për marrjen e partisë më të madhe në Shqipëri.
Nga ana tjetër janë edhe amerikanët të cilët në çdo postim të tyre shkruajnë: Kush e ka radhën?
Nuk dihet ende se kujt do i “kërcasin” prangat pas Tahirit, kush do jenë shokët e tij në qeli. Intrigat dhe kurthet në “dasmën e pabesisë” brenda PS, po dalin në pah dhe po shihen qartë si po “bien të fortët” e partisë./VoxNews