Thellohet skandali, fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri logon e lokalit të djalit të Dritan Agollit dhe të vetë FSHZH-së

3 February 2022, 14:05Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Thellohet skandali, fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri
Alfio Rrotani, Dritan Agolli dhe Flladi Agollit

Ndërsa SPAK po shfleton dosjet e tenderit 400 mijë dollarë  për shërbim konsulence për menunë e ''100 Fshatrave'' në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me përfitues kuzhinierin Alfio Rrotani, bashkëpunëtor i Flladi Agollit, djalit të kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. 

Detaje të reja kanë dalë në këtë skandal, tenderi me vlerë, 400 mijë dollarë ka bërë fitues jo vetëm Rrotanin i cili punon me djalin e kreut të FSHZH Dritan Agolli, Flladi Agolli por edhe Maçin aksioner kompaninë e regjistruar në emër të Rrotanit, që ka krijuar logon për restorantin e Agollit, shkruan Joq.

Endrit Maçi ka të regjistruar në emrin e tij një objekt veprimtarie në fushën e marketingut logo, materiale grafike etj të regjistruar me emrin “TELL ALL CO”.

Thellohet skandali, fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri

Në rrjetin social instagram të këtij biznesi është publikuar logoja që kjo kompani ka krijuar për restorantin e Flladi Agollit “Bedouni Beach Bar” që ndodhet në Hamallaj.

Gjashtë muaj më vonë, në tetor të vitit 2021, Endrit Maçi ka bërë brendizimin e vetë Fondi Shqiptar të Zhvillimit, ku përfshihen logoja e institucionit, ngjyra, karvizita, letra etj.

Thellohet skandali, fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri

Edhe ky shërbim ndaj FSHZH është pasqyruar nga “Tellallco” në instagram, ku FSHZH shfaqet në listën e klientëve të Endrit Maçit. Nuk dihet nëse është paguar dhe sa është paguar Endrit Maçi për këtë shërbim.

 



Video