Kryeministri Rama teksa ka ftuar qytetarët që të plotësojnë anketën e ‘Bashkëqeverisjes’, kreu i qeverisë është hasur me një reagim të banorëve të 5 Maj, të cilët i kërkojnë që të zgjidhë problemin e tyre.
Rama u është përgjigjur ankesave të tyre, ndërsa sipas tij ata kanë marrë atë që i takon. Rama thotë ndër të tjera se askush nuk është nxjerrë nga banesa pa patur një zgjidhje.
Ajo që ra në sy në komentet dhe përgjigjet mes kryeministrit Rama dhe qytetarëve ishte përdorimi i emrit të Skënderbeut. Përgjigja e Ramës ishte e habitshme, pasi ai e pranoi se nuk ishte Skënderbe ndyshe nga çfarë mendojnë njerëzit e parties apo ministrt e tij.
Ibrahim Alla: Skenderbe! A ke noj pergjigje prej Lideri te vertete per ata Familje qe po ju prishni strehimin per efekt zhvillimi por pa ju derdhur ne Banke Dam Shperblimin sic cberi Lideri Historik Berisha me Bulevardin e ri?
Edi Rama: Ibrahim Alla nuk ka derdhje ne banke per ata qe kane ndertime pa leje, po ka bonus qeraje dhe banese sociale, njesoj si per te prekurit nga termeti, dicka qe askush nuk e ka bere dhe as e ben ne vendet e ngjashme! Po pas kesaj pergjigje nje sugjerim kam, shperdorimi i emrit te Skenderbeut dhe togfjaleshi “lider historik” jane te tepert.
Kujtojmë se ministrja Elisa Spiropali ra ‘pre’ e memeve në rrjet. Ajo e krahasoi kryeministrin Edi Rama me figurën e heroit kombëtar Skënderbeu. Kjo fjali e ministers u kthye në batuta në debate televizive apo në meme, por duket se ajo e mori me sportivitet./VoxNews.al