Si BKH i sekuestroi telefonin në Rinas në 2023, rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku!

25 Shkurt 2025, 11:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku

Ditën e sotme GJKKO vendosi 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.

5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.

Në vitin 2023 VoxNews e pati paralajmëruar, se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte sekuestruar telefonin e rektorit të universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku në Rinas.

Ky i fundit ishte ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin.

Rektori Sallaku, në ato momente ishte shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.

Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

Për këtë aksion të SPAK ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke i cilësuar se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me parë.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video